8.2 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Buy now

spot_img

Dështimi i projektit ‘Borea’ në Pejë, asamblisti i AAK-së i drejtohet Muhaxherit: Keni dështuar në mënyrë të turpshme

Komuna e Pejës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me projektin Borea, ku kryetari Gazmend Muhaxheri ka dhënë shpjegime për arsyet pse ky projekt nuk është realizuar deri më tani.

Në lidhje me këtë ka reaguar asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Drin Veselaj, i cili ka thënë se përgjegjësia bie mbi kryetarin Muhaxheri.

Veselaj tutje ka thënë se kryetari Muhaxheri ka dështuar në mënyrë të turpshme për të përmbushur premtimet e tyre.

Është e papranueshme që, për gjithë këto vite, nuk ka pasur asnjë përparim real, asnjë transparencë, asnjë përgjegjësi të marrë nga ana e juaj që udhëheqin këtë komunë. Është e qartë se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi kryetarin e komunës dhe administratën tuaj. Ju keni dështuar në mënyrë të turpshme të përmbushin premtimet e tyre, keni shpërdoruar burimet dhe manipuluar pritjet e qytetarëve për përfitime politike.”

“Ne nuk do të pranojmë më justifikime boshe dhe premtime të rreme! Për vite të tëra, kryetari i komunës ka pasur mundësinë të tregojë aftësi udhëheqëse dhe të realizojë projektin Borea, por ka dështuar me plotë kuptimin e fjalës. Kjo është një shenjë e qartë e mungesës së përgjegjësisë, vizionit dhe aftësisë për të drejtuar këtë komunë drejt një të ardhmeje më të mirë.” – ka thënë Veselaj.

Ai tutje ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari Muhaxheri, për dështimin e projektit Borea, duke thënë se duhet të merrë veprime të menjëhershme për të cuar përparan projektin pse të largohet nga detyra.

Si qytetarë të kësaj komune, nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Kryetari i komunës është përgjegjës, dhe ne kërkojmë përgjegjësi të plotë. Kërkojmë veprim të menjëhershëm për të çuar përpara projektin Borea ose për t’u larguar nga detyra për t’i lënë vend dikujt që është i gatshëm dhe i aftë për t’u përballur me sfidat dhe për të punuar për të mirën e qytetarëve.” – ka thënë Veselaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img