3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Dështimi i parë i ekipit negociator

Ekipi negociator ka shkelur premtimin e parë të dhënë se të mërkurën do ta votojë platformën për bisedime me Serbinë dhe atë do ta dërgojë në Kuvend.

Platforma e dialogut me Serbinë nuk u votua nga ekipi negociator edhe pse bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti kishte paralajmëruar se të mërkurën do të votohet dhe do të dërgohet në Kuvend.

Ekipi negociator me rastin e formimit ia kishte përcaktuar vetes një muaj afat për ta hartuar këtë platformë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse pikërisht dje është bërë një muaj.

Dje ky ekip mbajti një takim, në të cilin njoftoi që platforma përmban elemente të cilat i parasheh Kushtetuta, por nuk ka definuar nëse me këtë platformë hidhet poshtë ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Por anëtari i grupit negociator Enver Hoxhaj ka thënë për “Zërin” se platforma është e gatshme të procedohet në Kuvend kurdo që ky mblidhet. “Kurdo që Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë ne jemi të gatshëm që ta prezantojmë, por platforma prezantohet në Kuvend dhe nuk është e menduar të prezantohet në medie”, u shpreh Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img