Site icon PrishtinaPress

Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia

Në seancën sotme të gjykimit ndaj ish krerëve ka filluar procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Dëshmitari i parë i Prokurorisë Speciale është një grua dhe dëshmia e saj do të zgjasë 4 ditë.

Ajo ka dhënë edhe deklaratën në betim që do të thotë të vërtetën gjatë dëshmisë së saj.

Me kërkesë të Prokurorisë për pak momente seanca ka kaluar në private derisa dëshmitarja të përfundojë pjesën e prezantimit./PrishtinaPress/

Exit mobile version