Site icon PrishtinaPress

Dëshmitari tregon momentet tmerruese kur u aksidentua familja Pacolli

Një taksist nga Kosova ka treguar se çfarë ka parë gjatë ditës së djeshme në aksidentin mes dy automjeteve, ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc dhe si rrjedhojë 3 kosovarë rezultojnë të zhdukur, ndërkaq një tjetër është shpëtuar.

Ai thotë se në fillim kanë parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa më pas pasi kanë dëgjuar të bërtitura, kanë vërejtur se një veturë ka rënë në lumë.

“Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. Kur e pamë një “Tauran” me tabela të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ne menduam se vetëm ai është rrokur, por e shihnim dhe kërkonim edhe makinën tjetër”

“Kur ka piskatur nga atje poshtë, atje ku ka rënë vetura me njerëzit brenda, nuk shihej vetura, kjo shenjë shumë e keqe për mendimin tim, por ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë, por nuk e kam pasur guximin që të afrohem as aty afër të shoh se e kam ditur se është e pamundur, se veç Allahu mund të iu ndihmojë dhe kushdo qoftë, jemi njerëz, ishalla çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi, veç duhet pasur shumë kujdes. Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim. S’kam koment më shumë. Ngushëllime familjes dhe duhet pasur kujdes sa më shumë, se po shoh çka mos”, tha taksisti nga Kosova.

 

Exit mobile version