-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari thotë se Krasniqi nuk kishte qenë në dijeni për lëndimet trupore që kishte pësuar ai në fabrikën e metalit në Kukës

Dëshmitari i gjashtë me radhë (me kodin 11), duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Pjetër Shalës, avokatit Jean-Louis Gilissen, ka thënë se Xhemish Krasniqi nuk kishte qenë në dijeni për rrahjen ndaj tij në kohën kur ishte ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës.

Dëshmitari tha se Krasniqi kishte vizituar të ndaluarit njëherë dhe kishte pyetur se kush e ka rrahur dhe a e ka parë atë person, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ai pyeti se kush më ka ra dhe a e ke pa, i thash jo nuk e kam njoftë se e kam pas kryer e ulun vetëm kur e kam pa që më ka ra në sy”, ka thënë dëshmitari.

Tutje, ai pohoi se Krasniqi nuk kishte qenë në dijeni se e kishin rrahur dhe lënduar.

Dëshmitari po ashtu ka thënë se Krasniqi i kishte vizituar vetëm njëherë dhe atëherë ju kishte dërguar batanijet.

Sipas tij, pas diskutimit që kishte pasur me Krasniqin, atë nuk e kishin rrahur më.

Seanca ka vazhduar në sesion privat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img