1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari në rastin e Pjetër Shalës në disa raste e ndryshon dëshminë

Dëshmitari i gjashtë në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, ka vazhduar dëshminë e tij edhe sot përpara trupit gjykues.

Në pyetjet e prokurorit, dëshmitari i gjashtë pati ndryshime të dëshmisë nga ajo se çka kishe thënë kohë më përpara.

Njëra ndër rastet kur dëshmitari tha diçka tjetër për dallim prej asaj se çka kishte deklaruar më herët ishte kur ai ishte intervistuar, sipas tij, nga një person gjatë kohës së ndalimit, të njëjtin s’e kishte parë më dhe se nuk ishte në dijeni se çfarë organizate përfaqësonte.

E në lidhje me këtë, prokurori i tha se “kemi diskutuar për këtë intervistën tuaj dhe ju keni thënë: E di që kur më mbajtën për një muaj, më morën në pyetje dhe më çuan tek një person që ishte prokuror. Ai më tha ‘jam prokuror i UÇK-së’. Më mori rreth gjysmë ore në pyetje dhe që nga ajo kohë s’e kam parë më”.

I pyetur nëse i kujtohet se ka thënë se “ky burri ishte prokuror i UÇK-së”, dëshmitari u përgjigj se “nuk më kujtohet, por ka mundësi edhe që më ka thënë”.

“Ju thatë që personin e takuat paslufte dhe ai iu tregoi se kush ishte. Por në këtë deklaratë keni thënë se nuk e keni parë më që nga ajo kohë që iu mori në pyetje. A e keni parë këtë person paslufte?”, vazhdoi tutje me pyetje prokurori, teksa përgjigja e dëshmitarit ishte se “jo, s’e kam parë më”./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img