1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari i pestë ndaj Salih Mustafës: Isha pjesë e Brigadës 153

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i pestë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Dëshmitari i cili ka thënë se ishte pjesë e Brigadës 153 po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë duke mos iu bërë i ditur identiteti dhe i njëjti mban kodin W04603.

Pjesa e parë e seancës ka vijuar e mbyllur për publikun përveç një pjese të shkurtër ku dëshmitari, derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorit Filip Deminqes, ndër të tjera, ka treguar se ka qenë pjesë e UÇK-së dhe në fshatin Zllashë ka qenë një ose dy herë.

Ai ka thënë pjesëtarët e njësisë në të cilën ai ishte pjesë vishnin uniformë të zezë dhe njësia e kishte shtabin në Zllashë.

Prokurori-dëshmitari: Pyetje-përgjigje

Prokurori Deminqes : Çfarë uniformash vishnin pjesëtarët e njësisë tuaj?

Dëshmitari: Uniformë të zezë.

Prokurori Deminqes: Dhe e keni fjalën për ushtarët e njësisë tuaj, apo jo?

Dëshmitari: Po.null

Prokurori Deminqes: Po policia ushtarake çfarë uniformash vishnin?

Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake kamuflazh.

Ai ka thënë se një njësi tjetër e cila e kishte bazën në Zllashë ka qenë “Skifterët” në të krye të së cilës ai ka thënë se ka qenë komandant Cali.

Prokurori Deminqes: Ju na thatë që sa i takon njësisë së Skifterëve ju e njehnit komandant Calin si komandantin e njësisë së skifterëve, a është e saktë kjo?

Dëshmitari: Po.

Prokurori Deminqes: A e mbani mend si quhej, si e kishte emrin ose mbiemrin komandant Cali?

Dëshmitari: Jo, në atë kohë nuk e kam ditë.

Pas kësaj, seanca përsëri ka vijuar e mbyllur meqë prokurori ka thënë se pyetjet mund të zbulojnë identitetin e dëshmitarit. Ndërsa i akuzuari Salih Mustafa ka marrë pjesë në seancë nga qendra e paraburgimit në Hagë përmes video-lidhjes.

Nën pretendimin për krime lufte, aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img