1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari i katërt po intervistohet nga prokuroria

Dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) po vazhdon të dëgjohet në seancë të mbyllur.

Ai po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) për të dytën ditë me radhë.

Nën masa mbrojtëse, dhe në seancë private, dëshmitari i cili mban kodin 4748 e ka dhënë një pjesë të dëshmisë së tij edhe të mërkurën.Njësoj ka ndodhur edhe me tre dëshmitarët e tjerë të prokurorisë në këtë proces gjyqësor, ku dëshmitë e tyre nuk po i dëgjon publiku.

Ndërsa para mbërritjes së tij në gjykatore, turpi gjykues ka rrëzuar kërkesën mbrojtjes së Jakup Krasniqit për përkthimin e shënimeve paraprake të ZPS-së.

Charles L Smtih ka thënë se urdhri për kryerjen e procedurave nuk kërkon që prokuroria të jap përkthim të shënimeve përgatitore.

“Trupi gjykues është i mendimit se nuk ka asnjë padrejtësi dhe kjo duket se është në përputhje me praktiken e tribunaleve të tjerë, sidomos të TPNJ-së. Prandaj kërkesa e mbrojtjes së Krasniqit për përkthimin e këtyre shënimeve hidhet poshtë”, ka thënë kryegjykatësi Smith.

Ai ka thënë se qëllimi i këtyre shënimeve është që mbrojtja të njoftohet për çdo sqarim, ndryshim apo korrigjim të bërë nga dëshmitari në deklaratat e mëparshme, dhe arsyet për këto ndryshime.

Sipas tij, pjesët përkatëse të këtyre shënimeve mund të përkthehen apo interpretohen nga mbrojtja.Pas kësaj, me kërkesë të ZPS-së, intervistimi i dëshmitarit të katërt ka vijuar i mbyllur për publikun.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po marrin pjesë në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img