Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdon intervistimi i dëshmitarit të dytë në rastin kundër Salih Mustafës.
Ky i dyti ka lënë të nënkuptohet se ishte pjesëtar i një njësie luftarake gjatë luftës [UÇK], pasi kur u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse ka pasur bashkëpunim mes njësive në operacione luftarake, ai u përgjigj: “Po, kemi bashkëpunu”.
Dëshmitari u shpreh se nuk ka pasur koordinim pasi nuk ka pasur komandë qendrore për dy njësitë në Zllash.
“Jo nuk besoj që ka pasë, për arsye se forcat serbe kur kanë sulmue aty nuk ka pas komandë po jemi gjet secili qysh kemi mujt për mu mbrojt, komandë të veçantë nuk ka pas asnjë vend Briagada as BIA as nga zona operative e Karadakut që ka vepruar në Zllash, por forcat serbe kur kanë sulmuar ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë me i dalë përballë ashtu qysh kemi mujt”, tha dëshmitari.
Ai u shpreh se Mustafa njihet me nofkën “Komandant Cali”, rrinte më shumë me uniformë dhe mbante kapelë të kuqe.