Site icon PrishtinaPress

Dëshmitari Dervishaj thotë se gjatë luftës nuk ka takuar e as njohur ndonjë person me emrin Pjetër Shala

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, ka dëshmuar Bedri Dervishaj, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Shalës, tha se gjatë luftës as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur ndonjë person me emrin Pjetër Shala.Këtë deklarim, Dervishaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Mohamed Hedi Aouini në lidhje me Pjetër Shalën.

Dëshmitari tha se nuk ka takuar as njohur një person me emrin Pjetër Shala gjatë luftës dhe se as në Brigadën 128 nuk ka njohur ndonjë person me atë emër.I pyetur se a ka dëgjuar gjatë luftës për nofkën “Ujku”, dëshmitari mohoi të ketë dëgjuar për këtë nofkë, por se për të kishte dëgjuar paslufte.

Sipas tij, me nofkën “Ujku” ka qenë një person, i cili ishte me Ramush Haradinajn.Dëshmitari tha se për Pjetër Shalën ka dëgjuar përmes televizionit.

Në pjesën me të madhe të sesionit të paradites, dëshmitari është pyetur për ndërtesën ku ai ka shkuar për të marrë injeksion, hapësirën e saj dhe personat që ka takuar aty.Lidhur me këtë, dëshmitari tha se ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet saktësisht.

Më pastaj, dëshmitarit i janë paraqitur disa foto të një objekt, ku dëshmitari ka thënë se në këtë ndërtesë te hyrja ka marrë injeksionin.Ai ka shtuar se hapësira ku ka marrë injeksionin ka qenë 2 metra me 1 metër, ku në të kanë qenë dy karrige dhe një çantë me barna dhe ka takuar një doktor.

Bedri Dervishaj, dëshmitari i dytë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër ShalësSeanca e së hënës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, po vazhdon me dëshmitarin e dytë të mbrojtjes, Bedri Dervishajn, i cili njëherësh është edhe dëshmitari i 14-të me radhë në këtë çështje.

Seanca filloi me pyetjet e mbrojtësit të Shalës, avokatit Mohamet Heidi Aouini, i cili i kërkoi të tregojë se si i ishte bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.Dëshmitari Dervishaj tha se i është bashkuar luftës nga Gjermani në mënyrë të organizuar nga qyteti Ulm, përmes Italisë në Shqipëri, ku nga Kukësi disa i kanë dërguan në Koshare, disa tjerë ku ishte edhe dëshmitari, nga Kukësi i kishin dërguar në Burrel, ku edhe janë stërvitur dhe nga aty janë kthyer në Kalimash dhe nga Kalimashi janë dërguar në vijë të frontit.

Sipas dëshmitarit ai nga fillimi deri në fund të luftës ka qenë një ushtarë i thjeshtë.Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.Dëshmitari i parë ka filluar dëshminë e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt.

Kurse, dëshmitari i pestë e filloi dëshminë më 1 maj, ndërsa e përfundoi më 2 maj, ku edhe filloi dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, e cila përfundoi më 3 maj. Më pas, dëshmia e dëshmitarit të shtatë filloi më 30 maj, e vazhdoi më 31 maj dhe e përfundoi më 6 qershor.Ndërkaq, dëshmitari i tetë, ekspert për identifikimin e ADN-së ka dhënë dëshminë e tij më 16 qershor, kurse dëshmitari i nëntë, eksperti mjekoligjor ka filluar dëshminë më 26 qershor dhe e përfundoi më 3 korrik.

Dëshmitari i 10-të me radhë, eksperti William Goodwin ka përfunduar dëshminë e tij më 4 korrik.Ndërkaq më 21 gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave, kur janë dëgjuar në të njëjtën kohë dëshmitaret 11-të dhe 12-të, konkretisht dy ekspertet mjeko-ligjore Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra. E më 20 shtator filloi dëshminë dëshmitari Bardhyl Mahmuti, i cili e përfundoi më 21 shtator.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version