Site icon PrishtinaPress

Dëshmitari 20-të thotë se UÇK-ja ia kishte marr të afërmin e tij dhe nuk e kanë parë më asnjëherë

Po vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 20 në Gjykatën e Hagës ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i 20 ka deklaruar sot se në vitin 1998, trupa të UÇK-së e morë një të afërmë të tyre dhe e dërguan për të dhënë deklaratë në shtabin e UÇK-së.

Ai thotë se pas kësaj dite ai nuk u kthyen më e as eshtrat e tij nuk iu gjetën asnjëherë.

Paraprakisht, dëshmitari pohoi se ka dhënë dëshmi para institucioneve në Kosovë në vitin 2000 si dhe para ZPS-së në shtator 2019.

I njëjti pohoi se në seancën përgatitore me ZPS-së ka bërë disa sqarime për të cilat janë reflektuar në mënyrë të saktë dhe të qartë në shënimin zyrtar.

Andaj janë propozuar dhe më pas janë pranuar si prova deklaratat e mëparshme dhe provat materiale shoqëruese.

Kur u pyet dëshmitari se si i afërmi numër 1 kishte treguar mbështetje për UÇK-në, si i kishte trajtuar ai njerëzit në fshatin e tij duke qenë se është njohur si person me ndikim dhe të jepte shembuj ilustrativ për këtë, përgjigja e dëshmitarit ka qenë me përmbajtje të redaktuar.

Ndërkaq, ka thënë se ‘‘jo s’kemi marr, kurrë s’kemi marr informatë prej UÇK-së dhe nuk e dimë hala, hala se kemi kuptua’’, kur u pyet se ka kishin marr ndonjë përgjigje zyrtare se pse UÇK-ja kishte marr të afërmin numër 1.

Me përmbajtje të redaktuar ka qenë edhe përgjigja e tij kur është pyetur për bisedën me një ushtar të UÇK-së, i cili i kishte thënë se ‘‘i afërmi juaj numër 1 ishte i pastër’’.

Dëshmitari sërish pohoi se nuk e kanë parë dhe nuk kanë gjetur eshtrat e të afërmit të tij më asnjëherë, që kur ishte marr më 1998 nga UÇK-ja.

Tutje, me të filluar pyetje nga mbrojtësi i viktimave Simon Laës, përgjigjet po ashtu kanë qenë me përmbajtje të redaktuar.

Seanca po vazhdon me pyetjet nga ana e mbrojtjes së Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.

Exit mobile version