3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitarët rrëfejnë momentin kur gazetari disident bjellorus Raman Pratasevich e kuptoi se avioni ku gjendej edhe ai po ‘rrëmbehej nga qeveria e tij’

Fluturimi 4978 Ryanair kishte filluar zbritjen në kryeqytetin lituanes kur piloti njoftoi se avioni do të devijonte papritmas në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë fqinje.

Dhe nuk kishte asnjë shpjegim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por një nga pasagjerët në bordin e Boeing 737 reagoi menjëherë, duke u ngritur në këmbë nga vendi i tij, duke arritur në dollapin e sipërm, duke tërhequr një kompjuter laptop nga bagazhi i dorës dhe duke ia kaluar një shoqëruese femër së bashku me telefonin e tij celular.

Gazetari disident belarus Raman Pratasevich, i cili kërkohet në Bjellorusi për rolin e tij në transmetimin e protestave të mëdha të opozitës në Minsk vitin e kaluar, nuk kishte shumë kohë.

Minsk është më pak se 200 kilometra (125 milje) nga Vilnius. Devijimi do të zgjaste vetëm disa minuta.

“Kur u njoftua se do të zbarkonin në Minsk, Roman u ngrit, hapi kutinë e bagazhit, mori bagazhet dhe po përpiqej të ndante gjërat”, ka rrëfyer një pasagjer lituanez, i cili dha emrin e tij vetëm si Mantas.

“Unë mendoj se ai bëri një gabim. Kishte shumë njerëz të cilëve ai të mund t’ua jepte gjërat – mua ose udhëtarëve të tjerë dhe jo të dashurës, e cila gjithashtu mendoj se u arrestua”.

Jashtë aeroplanit – megjithëse nuk ishte i dukshëm për Mantas – ishte një avion luftarak MiG-29 i epokës Sovjetike, me urdhër të presidentit Bjellorus, Alexander Lukashenko për të detyruar aeroplanin për në Minsk.

Mantas po fliste për Reuters pas një kalvari një ditor të gjatë që filloi në Athinë dhe më në fund përfundoi vonë në mbrëmje në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, pas një ndalese prej më shumë se shtatë orësh në Minsk.

Një pasagjer tjetër i rraskapitur, duke folur me gazetarët pa dhënë emrin e saj, tha që Pratasevich dukej “super i frikësuar”.

“Unë pashë drejtpërdrejt në sytë e tij dhe ai ishte shumë i trishtuar”, ka rrëfyer ajo.

Autoritetet Bjelloruse e kishin devijuar fluturimin ndërsa po kalonte mbi vendin për shkak të një alarmi të dyshuar për bombë, tha agjencia shtetërore e lajmeve BelTA. Alarmi më vonë rezultoi i rremë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pratasevich, 26 vjeç – u nda menjëherë pas mbërritjes në Minsk dhe kontrollet e bagazhit, duke përdorur qentë, nuk gjetën asgjë.

“Ne pamë që Roman u ndalua për shkak të disa gjërave në bagazh”, tha Mantas, duke shtuar se udhëtarëve të tjerë gjithashtu ua kontrolluan bagazhet dhe u morën me autobus në terminal ku kaluan disa orë në pritje për të rivendosur aeroplanin.

“Ne pamë nga dritarja që Raman po qëndronte vetëm, dhe një polic me qen po përpiqej të gjente diçka (në bagazhet e tij)”.

Një tjetër pasagjer, i cili gjithashtu nuk e dha emrin e tij, u tha mediave lituaneze se Pratasevich ishte identifikuar para zyrtarëve të sigurimit të Bjellorusisë gjatë mbërritjes.

“Unë pashë se si i morën pasaportën. Ai hoqi maskën dhe tha: ‘Unë jam filani dhe unë jam arsyeja pse e gjithë kjo po vazhdon’”.

Ndërkohë, pas arrestimit të tij, Bashkimi Evropian bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Pratasevich, me kreun e Komisionit Evropian ekzekutiv të BE-së dhe Kryeministrin Polak që e përshkruan incidentin si një rrëmbim.

Pasagjerët e tjerë dukeshin të lodhur gjatë mbërritjes në Vilnius, me Mantas duke thënë se ata kishin kaluar orë të tëra në radhë për kontrollet e bagazhit dhe pasaportave në Minsk para se të lejoheshin në një sallë pritjeje për të pritur aeroplanin të nisej përsëri.

Ai tha se nuk mund të ishte i sigurt nëse shoqëruesja e Pratasevich, e cila mori laptopin dhe telefonin, ishte arrestuar gjithashtu në Minsk, por duket se kishte vende më të zbrazëta në udhëtimin përfundimtar Minsk-Vilnius sesa kur u nis nga Athina.

“Kjo do të thotë që më shumë se një person u mor nga aeroplani – por (është) e vështirë të thuash saktësisht”.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha në një konferencë shtypi të dielën vonë se shoqëruesja femër e Pratasevich gjithashtu nuk ishte në fluturimin nga Minsk në Vilnius.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img