Site icon PrishtinaPress

Dëshmia e qartë që Real Madridi ka nevojë për CR7

Real Madridi i Julen Lopeteguit është në krizë, pasi skuadra madrilene ka dështuar ta fitojë ndeshjen e mbrëmshme dhe çfarë është më shqetësuese është se skuadra ka dështuar të shënojë në tri ndeshjet e fundit – diçka që kurrë nuk ka ndodhur sa ishte Cristiano Ronaldo në klub.

Herën e fundit kur Real Madridi nuk shënoi në tri ndeshje radhazi ishte sezoni 2006/07 nën urdhrat e Fabio Capellos, por kjo përfundoi me një triumf në La Liga Santander.

Atë sezon, Real Madridi e filloi dobët dhe ecuria e ”agjërimit” për gola filloi me një humbje, 0-3 nga Recreativo Huelva më 20 dhjetor, ndeshja e fundit e atij viti, transmeton IndeksOnline.

Fillimi i vitit 2007 vetëm sa e përkeqësoi këtë ecuri, me një humbje, 0-2 nga Deportivo në Riazor para se të barazojë pa gola me Real Betisin.

Që prej sezonit, 2006/07, Real Madridi nuk ka humbur në asnjrën prej dy ndeshjeve të para në Champions ;eague, edhe pse në atë sezon, humbën, 0-2 nga Lyoni.

Mbrëmja e djeshme ishte gjithashtu ndeshja e parë e Champions Leagues pas 29 ndeshjeve ku Reali dështoi të shënojë, pas atij barazimi 0-0 me Manchester Cityn.

Exit mobile version