Real Madridi i Julen Lopeteguit është në krizë, pasi skuadra madrilene ka dështuar ta fitojë ndeshjen e mbrëmshme dhe çfarë është më shqetësuese është se skuadra ka dështuar të shënojë në tri ndeshjet e fundit – diçka që kurrë nuk ka ndodhur sa ishte Cristiano Ronaldo në klub.
Herën e fundit kur Real Madridi nuk shënoi në tri ndeshje radhazi ishte sezoni 2006/07 nën urdhrat e Fabio Capellos, por kjo përfundoi me një triumf në La Liga Santander.
Fillimi i vitit 2007 vetëm sa e përkeqësoi këtë ecuri, me një humbje, 0-2 nga Deportivo në Riazor para se të barazojë pa gola me Real Betisin.
Që prej sezonit, 2006/07, Real Madridi nuk ka humbur në asnjrën prej dy ndeshjeve të para në Champions ;eague, edhe pse në atë sezon, humbën, 0-2 nga Lyoni.
Mbrëmja e djeshme ishte gjithashtu ndeshja e parë e Champions Leagues pas 29 ndeshjeve ku Reali dështoi të shënojë, pas atij barazimi 0-0 me Manchester Cityn.