Site icon PrishtinaPress

Dëshmia e plotë e Remit në Hagë, përmend Lirak Çelajn dhe Jakup Krasniqin

Komamdanti i UÇK-së për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka dëshmuar sot para Dhomave të Specializuara.

Ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Specializuar, dhe në fillim ka treguar se më 15 shtator ka qenë dita e parë kur ka marrë pjesë në betejë. Saktësisht në betejën e Kaçandollit.

Remi është përballur nga Prokuroria me disa dokumente që tregonin për raportet që duhet të kenë zonat e ndryshme me vëzhguesit e OSBE-së, raporton Nacionale.

Këtu, Remi ka përmendur edhe Jakup Krasniqin e Lirak Qelajn.

Përgjigjet e plota:

Prokurorja: Nëse lexoni paragrafin 4 dhe ka të bëj me luftimet në zonën e Llapit. A është kjo beteja që po e përshkruanit më herët?

Rrustem Mustafa: Po.

Prokurorja: Më pas, a e erdhi një periudhë kur pati armëpushim?

Rrustem Mustafa: Po.

Prokurorja: Sapo përmendët ardhjen e OSBE-së. Çfarë qëllimi kishte?

Rrustem Mustafa: Mendoj vëzhgimin e luftës që po zhvillohej në Kosovë dhe ndërmjetësimin mes dy palëve.

Prokurorja: A mund ta lexoni me zë këtë dokument?

Rrustem Mustafa: 10.11.1998 në Prishtinë.

Prokurorja: I kujt është nënshkrimi?

Rrustem Mustafa: Shihet qartë se është i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi.

Prokurorja: Ky është dokument që i është drejtuar zonave operative?

Rrustem Mustafa: Adresimi po shihet këtu që po.

Prokurorja: A iu kujtohet ky dokument?

Rrustem Mustafa: Po e shoh tani si dokument, por nuk më kujtohet.

Prokurorja: Është një dokument që jep udhëzime, tregon si të veprohet me gazetarët, vëzhguesit e diplomatët.

Rrustem Mustafa: Unë e di që është diskutuar brenda radhëve të UÇK-së mirësjellja me vëzhgues e gazetarë por edhe me gjithçka që komunikonte me luftën tonë, por dokumenti nuk po më kujtohet.

Prokurorja: A ka ndodhur që është caktuar një person për komunikim me vëzhgues?

Rrustem Mustafa: As sot nuk e di kush ka qenë. Për zonën e Llapit e kam caktuar unë, jo shtabi i përgjithshëm.

Prokurorja: Kush ishte?

Rrustem Mustafa: Kam pasur tre ose katër persona. Ismet Cakiqi, Lirak Qelaj, Hysen Fazliu dhe eprorët e lartë të zonës shefi i shtabit, zëvendësi im dhe komandantët e brigadave.

Prokurorja: Lexojeni titullin e këtij dokumenti me zë

Rrustem Mustafa: UÇK, shtrirja e saj në terren dhe raporti i saj me vëzhguesit e OSBE-së.

Prokurorja: A mund ta lexoni datën me zë në fund?

Rrustem Mustafa: Prishtinë, 19.11.1998

Prokurorja: A e njihni nënshkrimin e këtij dokumenti?

Rrustem Mustafa: Po.

Prokurorja: A e shihni që Fatmir Humolli është caktuar si ndërlidhës për zonën e Llapit?

Rrustem Mustafa: Po më duket është gabim.

Prokurorja: Ju nuk e dini që ai ka pasur ndonjë rol me OSBE-në?

Rrustem Mustafa: Më së paku është marrë me këtë çështje. Mund të jetë takuar, caktuar, por nuk e paskam ditur këtë g

Exit mobile version