Site icon PrishtinaPress

Desert i gatshëm për 10 minuta: Molla të lëngshme të pjekura! (Video)

Për këtë ëmbëlsirë të shëndetshme nuk ju duhet kurrfarë shkathtësie prej kuzhinieri dhe me shijen e saj do t’i kënaqni të gjithë me vetëm 4 deri 7 molla (varësisht nga madhësia), transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– gjysmë filxhani kokrra të bluara tërshëre,
– gjysmë filxhani sheqer ngjyrë kafeje,
– 3 lugë të vogla kanellë,
– 1 lugë xhenxhefil,
– gjysmë gjalpi

Përgatitja:
Në një enë përzieni kokrrat e bluara të tërshërës, sheqerin dhe erëzat.
Mollëve të pastruara më parë hiqjani pjesën e mesme dhe mbushni me përzierjen nga ena.
Në majë të secilës mollë vendosni një copë gjalpë dhe qitni ujë ¼ e filxhanit.

Piqni në furrë 3 – 4 orë.
Për udhëzime të hollësishme shikojeni videon:

/Telegrafi/
Exit mobile version