-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dermatologët tregojnë se a mund ta përdorni jodin për heqjen e puçrrave

Njerëzit kanë filluar të përdorin jodin për heqjen e njollave dhe puçrrave në fytyrë, metodë kjo e cila tashmë është bërë shumë e përhapur në TikTok.

Një numër i madh i përdoruesve të mediave sociale kanë postuar oamje të tyre duke vendosur jodin në puçrrat e tyre dhe vlerësimet janë përgjithësisht pozitive.

Por, njerëzit që kanë dëgjuar për këtë trend të TikTok-ut duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të ketë ky përdorim.

Jason Chouake, një dermatolog në Akademinë Amerikane të Dermatologjisë në ShBA tha nga ky veprim, alergjia është e pashmangshme.

“Nuk ka një dermatolog të certifikuar që të mos ketë parë alergji kontakti ndaj jodit, dihet mirë. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë do t’i paralajmëroja njerëzit që të mos përdorin rastësisht furnizime mjekësore në lëkurën tuaj, gjë që për disa mund të duket e vetëkuptueshme”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img