Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 63 vendvotime.
Ndryshe pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë certifikimin e rezultateve të gjashtë tetorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që i shfaqën subjektet politike.
Deri të hënën e ardhshme pritet që të përmbyllet procesi i rinumërimit të 130 vendvotimeve.