Site icon PrishtinaPress

Deri në katër orë pritje te Dheu i Bardhë

????????????????????????????????????

Mërgimtarë të shumtë janë nisur për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

E, ky fluks ka krijuar pritje të gjata tek pikëkalimi kufitar tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë, pritjet janë deri në 4 orë ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet janë deri në një orë.

Kolona në këtë pikë kufitare arrin deri në 3 kilometra.

Pritje deri në një orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë janë edhe tek pikëkalimi kufitar në Muçibabë, ndërsa pritjet për të dalë janë 3 deri në 5 minuta.

Përveç këtyre dy pikëkalimeve kufitare, pritjet në pikat e tjera për të dalë ose për të hyrë në Kosovë janë të vogla, që zgjasin jo më shumë se 10 minuta.

Exit mobile version