Site icon PrishtinaPress

Deri në 3 orë pritjet në Merdarë, kolona arrin në 1500 metra

Pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë vetëm sa shkon e rritet.

Tani mërgimtarët e udhëtarë të tjerë po presin deri nga tri orë.

Ndërkaq, siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona ka arritur deri në 1 mijë e 500 metra.

Në pikat tjera kufitare fluksi i pritjeve është më i ulët, ku të Dheu i Bardhë po pritet deri në 30 minuta, e në pikat tjera më së shumti pritje ka deri në 5 ose 10 minuta.

Exit mobile version