Site icon PrishtinaPress

Deri në 140 fëmijë brenda ditës në Pediatri, shumë pak shtretër të lirë

Brenda ditës në Klinikën Pediatrike trajtohen 140 pacientë. Prej tyre, më shumë raste ka me bronhit dhe gastroenterite.

Kështu ka thënë shefja e emergjencës pediatrike, Aferdita Selmanaj.

“Në emergjencën pediatrike për 24 orë vizitohen 140 pacientë, numri më i madh i rasteve janë bronhite dhe gastroenterite”, deklaroi ajo.

Prej këtyre vizitave, 20 deri në 25 ndalen për trajtim të mëtejshëm në Pediatri.

“Prej 140 rasteve 20-25 pranohen në klinikë, hospitalizohen”, tha ajo.

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara, doktoresha Selmanaj tha për Front Online se ka raste që në një shtrat i shtrijnë dy fëmijë.

“Numri i vendeve është shumë pak, atëherë kur ka qenë koha e gripit edhe ka dy pacientë i kemi pasë në një shtrat. Zakonisht kemi shumë pak vende të lira”, u shpreh Selamanaj.

Sipas doktoreshës janë të lirë afërsisht 12 shtretër.

“Vendet e lira, Neuro 2, Reuma 3, Pulmo 3, Endokrina 4, Gjenetika 1”, tregon ajo për Front Online.

Selamanj foli edhe për gripin sezonal dhe fëmijët e prekur me këtë virus.

Ajo tha se përkundër terapive që kanë dhënë, prapë gripi nuk ka kaluar tek pacientët.

“Në këtë vit, gripi sezonal ka qenë me temperaturë shumë të lartë. Edhe pse jepnim antibiotikë prapëseprapë temperatura rezistojke. Bile ka pasë fëmijë shtatë deri në dhjetë ditë përkundër terapisë që e kanë pasë, kanë vazhdu me pasë temperaturë. Tani numri i pacientëve me grip është më i vogël, në krahasim në kohën e dimrit”, tha ajo

 

Exit mobile version