-1.2 C
Pristina
Friday, February 21, 2025

Buy now

spot_img

Deri më tash në Prishtinë janë numëruar rreth 40 kuti me vota për deputetë

Nga 258 kuti të votimit të rregullta, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, deri mbrëmë pas orës 01:00 pas mesnatës janë numëruar gjithsej 39 kuti me vota të kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, 20 prej tyre sot janë në proces.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami.

Bajrami deklaroi se procesi i numërimit sot po shkon mirë dhe nuk ka pasur rënie të sistemit.

Sipas saj, nëse vazhdohet me këtë ritëm të numërimit, “shumë shpejt do të përfundojë edhe ky proces”.

Sot është dita e katërt prej kur ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në Obiliq, në Lipjan dhe Partesh.

Këto ditë janë karakterizuar me telashe teknike, derisa sistemi ka rënë disa herë. Kjo ka bërë që të ripërsëritet numërimi.

Ndonëse numërimi i votave të kandidatëve ishte paraparë të fillojë të hënës kjo nuk ndodhi për shkak të problemeve teknike.

Përveç komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, të pranishëm në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë ishin të pranishëm edhe vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Në këtë objekt po qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin.

Përveç në Prishtinë, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, njëkohësisht verifikimi i votave për subjekte politike, të martën ka filluar edhe në Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike në 14 komuna të tjera, Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut dhe Veriut, Skenderaj, Shtërpc, Viti, Vranidoll, Kllokot dhe Han të Elezit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img