Site icon PrishtinaPress

Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 26 dhjetor 2024, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit.

“Deri më 26 dhjetor 2024, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i personit të vdekur.

Exit mobile version