Site icon PrishtinaPress

Dërguti: Vetëvendosja më shumë më shau mua se Thaçin

Aida Dërguti, tash deputete e PSD-së e dikur e Vetëvendosjes, ka komentuar ndarjen e ish-partisë së saj.

Për ndarjen nga VV-ja, Aida Dërguti ka thënë se problemi në këtë parti kishte nisur një vit e gjysmë para publikimit të mesazhit ku ajo fyente kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti. Për publikimin e mesazhit ka thënë se “VV-ja është mobilizuar dhe ishte bërë gati për të viktimizuar Kurtin”.

Ajo ka thënë se ka marrë shumë ofendime nga aktivistë të Vetëvendosjes, por ka shtuar se gjithçka do të merret vesh “kur t’i vijë koha”. Këtu ka thënë se ka marrë aq shumë ofendime sa që “Vetëvendosja më shumë më shau mua, se presidentin Hashim Thaçi”.

“Gjithçka ka nisur një vit e gjysmë më herët. E dinë të gjithë në VV. Mesazhi im doli në pikën e vlimit kur gjithçka po shkaktohej. S’ishte vendimtare për ndarje. E vërteta mund të ftohet në një debat publik mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt. Ka qenë fjalë e pamatur që e kam thënë në kulmin e zemërimit”, ka thënë ajo, në Interaktiv të KTV-së.

Ajo ka thënë se nuk kishte pranuar të kandidonte për kryetare të Vushtrrisë në emër të VV-së pasi kishte parë përplasjet në parti.

 

Exit mobile version