Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor në Bresje.
Në njoftim thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia.