Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas policisë, rasti është lajmëruar nga një burrë.
“Prizren 27.07.2023, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.