Site icon PrishtinaPress

Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë në Baincë të Drenasit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasje të rëndë në tentativë në fshatin Baincë të Drenasit, më 10 mars të këtij viti.

Në njoftim thuhet se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarit nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19-vjeçar, mbrëmë të paraqitet në polici.

Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version