0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dërgohet në Kushtetuese kërkesa e SBASHK-ut për Ligjin e pagave

Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e SBASHK-ut për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të SBASHK-ut.

“Avokati i Popullit ka njoftuar se kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i 12 dhjetorit 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, është proceduar në Gjykatën Kushtetuese. SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit”.

“Po ashtu SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë të përbashkët për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëj me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave”.

Po ashtu në njoftim theksohet se kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet së largu të premten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img