Dërgohet në burg deputeti i Kuvendit të Kosovës

115
Advertisement

Deputeti Etem Arifi, i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale mashtrim me subvencione, është duke vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit.

Advertisement

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Deputeti Etem Arifi është duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Lipjani”, ka thënë zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin.

PostAdssFotoja e reklamës