Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka përcjellë Kuvendit emrat e kandidatëve për tre anëtarë jo ekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se gjithë kandidatët përmbushin kushtet ligjore dhe i mbetet deputetëve të zgjedhin anëtarët.
Komisioni në mbledhjen e sotme nuk miratoi edhe raportin vjetor financiar të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020.