Java e tetë e Superligës së Femrave do të sjellë derbin ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.
Këto dy skuadra së fundi u takuan në Ligën Unike, ku prishtinaset fituan 59:68, ndërkohë që në elitën e basketbollit të Kosovës për femra, prizrenaset kanë shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, kurse prishtinaset gjashtë fitore e një humbje, ku humbjen e vetme e pësuan nga prizrenaset. Për këtë arsye pritet një sfidë shumë interesante.
Lajmi i plotë në uebfaqen zyrtare të FBK-së
Superliga e Femrave – Java 8
E premte
19:00 Prishtina – Bashkimi
E shtunë
18:00 United Basketball – Penza
E diel
15:00 Vëllaznimi – Trepça/Prishtinapress/