Premier Liga angleze vjen sot me tre ndeshje shumë interesante të vlefshme për xhiron e 20-të.
Vëmendja do të jetë në derbin londinez, ku Tottenhami do të jetë nikoqire e Arsenalit.
Topçinjët aktualisht kryesojnë tabelen e Premierligës me 44 pikë, ndërsa Tottenhami me 11 pikë më pak renditet në vendin e pestë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:30.
Dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme luhen nga ora 15:00.
Skudra e Chelaeas, e cila po kalon në një kriz rezultatesh do të luaj në shtëpi ndaj Crystal Palace.
Në ndeshjen tjetër, skuadra e Newcastle do të jetë nikoqire e Fulhamit./Prishtinapress/