Site icon PrishtinaPress

Derbi i Londrës i takon Tottenhamit

Tottenham ka marrë pikët e plota në derbin e Londrës kundër Arsenalit, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Embley”, raporton Gazeta Express.

Pavarësisht rasteve të shumta përgjatë 90 minutave, u shënua vetëm një gol. Sulmuesi në top formë, Harry Kane, ishte ai që shënoi golin e tri pikëve në minutën e 49’.

Me këtë fitore, Tottenhami ka rrëmbyer pozitën e tretë me 52 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 45 pikë.

Exit mobile version