Site icon PrishtinaPress

Derbi anglez, Arsenal – Liverpool: Formacionet e mundshme – statistika – parashikim

Arsenali dhe Liverpooli do të zhvillojnë sot derbin e javës në kampionatin anglez, duel i cili i përket xhiros së 23-të në Premier League, raporton Sinjali Sporti.

Liverpooli prin si lider i tabelës me 51 pikë, 5 pikë më pak se Arsenal që ndodhet e treta me 46 pikë, me pikë të njëjta me Manchester Cityn në vendin e dytë.

‘Gunners’ pas një krize rezultateve iu janë rikthyer fitoreve, duke i fituar dy të fundit në kompeticion, ndërkohë që ‘Të Kuqtë’ janë në një seri prej 4 fitoreve radhazi në ligë, që nga barazimi kur erdhi pikërisht ndaj Arsenalit në Anfield 1-1 më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Të rejat nga lëndimet:

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, ka pësuar një përsëritje të lëndimit në përpjekjen e tij për t’u rikthyer nga një dëmtim në kofshë.

Takehiro Tomiyasu do të kthehet në Londër pas eliminimit të Japonisë megjthatë kjo ndeshje do të vijë shumë shpejt për të, megjithatë Gabriel Jesus është i aftë pas një problemi të vogël në gju.

Darwin Nunez i Liverpool-it përballet me një test fitnesi për dëmtimin e këmbës që pësoi kundër Chelseat.

Alexis Mac Allister pritet të jetë i disponueshëm pavarësisht se ka pësuar një goditje në gju në fund të asaj ndeshje.

Wataru Endo është i padisponueshëm për shkak të detyrës ndërkombëtare dhe Stefan Bajcetic, Mohamed Salah dhe Kostas Tsimikas mbeten jashtë.

Statistikat kokë-më-kokë:

Arsenal

Liverpool

Formacionet e mundshme sipas The Guardian (FOTO):

Parashikim i ndeshjes: Arsenal 2-1 Liverpool

Exit mobile version