1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja ukrainase për T7: Po mbaj kallashnikov në shtëpi

Rreth 300 ligjvënës po këndojnë himnin në kohë lufte.

Teksa Kyivi po sulmohej të enjten, deputetët e Parlamentit Ukrainas u mblodhën nën fshehtësi për të diskutuar rreth sigurisë dhe taktikave të mbrojtjes.

Madje kishte edhe të armatosur. Në mesin e tyre ishte deputetja, Lesia Vasylenko. Ajo tha për T7 se ka qenë e lehtë për të që ta mbaj një armë.

“Po unë jam e armatosur. Është më e lehtë për mua të kem një armë tjetër më të vogël me vete, duhet ta marr kudo me vete”, tha ajo për T7. 

Por nata mes së enjtes dhe premtes ishte më e rrezikshmja deri tani për Ukrainasit.

Në orët e hershme të mëngjesit, Rusia sulmoi dhe mori nën kontroll termocentralin më të madh bërthamor në Evropë që gjendet në Ukrainë.

“Enërgjia e Ukrainës është 52% bërthamore. Pra, fjalë për fjalë ato janë të vendosura në çdo pjesë të Ukrainës, 5 stacione bërthamore dhe 15 reaktorë. Kjo është e madhe. Gjithçka që duhet të bëjë është të dërgojë një raketë, e cila për shembull mund të mos godasë objektivin, por ta humbasë atë me 30 kilometra dhe kaq ishte. Ne do të kishim një katastrofë bërthamore, dhe me këtë do të shkatërrohej jo vetëm Ukraina, por edhe Rusia dhe Bjellorusia dhe po ashtu edhe pjesa tjetër e botës, siç bëri me Çernobilin”, deklaroi më tutje ajo për T7. 

Dy delegacionet ukrainase dhe ruse janë takuar dy herë deri më tani, por pa sukses.

Deputetja Vasylenko s’beson fare se do arrihet ndonjë marrëveshje me Federatën Ruse.

“Nëse ata thonë po, ju keni kordonë për të evakuuar gratë dhe fëmijët, do të thotë mos i përdorni sepse ne do të qëllojmë mbi ta. Tani jemi më syhapur sepse na kanë gënjyer shumë herë dhe nuk ka asgjë të shenjtë për ata njerëz, nuk ka asgjë që ata vlerësojnë. Ata janë thjesht njerëz të egër që nuk kanë respekt për jetën njerëzore dhe sinqerisht nuk mund të më hyjë në kokë se çfarë duan sepse duket sikur duan të shkatërrojnë gjithçka rrugës dhe të vrasin të gjithë në rrugën e tyre, por pastaj pyetja gjithmonë vjen se PSE, pse doni ta bëni këtë? Sepse të thuash që ti vjen këtu për të shpëtuar ukrainasit duke na vrarë ne.. kjo nuk është shpëtim. Kjo është vrasje”, deklaroi ajo. 

Për mos-gatishmërinë e Serbisë për ta sanksionuar Rusinë, kjo thotë se s’është për t’u befasuar.

“Serbia ka qenë gjithmonë pro-ruse dhe ata votojnë me Rusinë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. E njëjta gjë me Indinë, Kinën, Sirinë dhe Korenë e Veriut. Ato janë vende që kanë bërë zgjedhjen e tyre se me kë duan të jenë aleatë dhe nëse do t’u flisja njerëzve të Serbisë tani, do t’i nxisja ata të zgjohen nga gjumi dhe të mendojnë për situatën nga një këndvështrim tjetër. Me kë duan të bashkohen? Me një lider totalitar të çmendur psikopat që nuk ndalet para asgjëje për të shkatërruar vende dhe kombe të tëra apo duan të jenë atje së bashku me botën demokratike dhe të bashkohen me përfitimet e shoqërive të qytetëruara”, tha deputetja.

Teksa falënderoi Kosovën për mbështetjen ndaj Ukrainës, Vasylenko tha se njohja duhet shqyrtuar pas përfundimit të luftës.

“Kjo është padyshim diçka për t’u kujdesur dhe shqyrtuar seriozisht pasi raketat ruse nuk na godasin më”, deklaroi ajo për T7.

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img