Deputetja nga parlamenti i Ukrainës, Yevhenia Kranvchuk, e cila po qëndron në Kosovë tregoi sfidat që po përballen pas agresionit rus në Ukrainë.
“Gratë duhet të jenë në tavolinën e negociatave. Tash për tash gratë në Ukrainë janë në këtë tavolinë, por ne jemi në negociata për largimin e rusëve nga toka jonë. Kemi rreth 5 mije gra që kanë kapur armët, rreth 42 mijë që janë aktive në ushtri”, tha ajo.
Këtë deklaratë ajo e bëri në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po mbahet sot në Prishtinë, i cili do të vazhdojë edhe nesër.