Site icon PrishtinaPress

Deputetja Ujkani: Këtë vit do të dorëzohet aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka shpërndarë një fotografi në profilin e  saj në rrjetin social Facebook,  ku aktualisht është duke u prezantuar pako për zgjerimin e BE-së nga Komisioni Evropian në Komitetin për Politikë të Jashtme.

Sipas saj, Kosova këtë vit do ta dorëzojë aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE.

“Drejtpërdrejt nga Parlamenti Evropian, ku po prezantohet pako për zgjerimin e BE-së nga Komisioni Evropian në Komitetin për Politikë të Jashtme.

Këtë vit Republika e Kosovës do ta dorëzojë aplikimin për statusin e vendit kandidat”, ka shkruar ajo./Prishtinapress/

Exit mobile version