Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka shpërndarë një fotografi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ku aktualisht është duke u prezantuar pako për zgjerimin e BE-së nga Komisioni Evropian në Komitetin për Politikë të Jashtme.
Sipas saj, Kosova këtë vit do ta dorëzojë aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE.
Këtë vit Republika e Kosovës do ta dorëzojë aplikimin për statusin e vendit kandidat”, ka shkruar ajo./Prishtinapress/