Site icon PrishtinaPress

Deputetja Statovci: Në veri paguajnë për rrymën e dritat, e ata që dyshuan e kritikuan, moti u janë fikur dritat

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka folur lidhur me situatën në veri të vendit. Sipas Statovcit në veri më nuk fryn erë kontrabande e as erë krimi, por era e sovranitetit.

‘’Në veri më nuk frynë erë kontrabande. As erë krimi. Në veri tashmë frynë era e sovranitetit. E pajtimit me realitetin. E bindjes së institucioneve. Ngadal, por sigurt. Dritat që ndizen, e që faturohen’’, ka shkruar Statovci.

Më tutje deputetja e Kuvendit të Kosovës, është shprehur se ata që rezistuan më në fund paguajnë për rrymën e dritat,kurse, për ata që dyshuan e kritikuan, atyre moti u janë fikur dritat.

Exit mobile version