Site icon PrishtinaPress

Deputetja Musliu-Shoshi reagon pas deklaratës së Lajçak, kërkon nga Hoti që ta thotë të vërtetën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas deklaratës së Emisarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili tha se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta e Kosovës.

Musliu-Shoshi tha se në konferencën e tij, kryeministri Hoti nuk e ka përmend këtë kërkesë të tij, teksa kërkon nga ai që ta thotë se a ishte kjo kërkesë e vërtetë.

“Nëse po cila ishte përgjigja e tij, se asociacioni do të bëhet në pajtim me vendimin e gjykatës kushtetuese si dhe në bazë të ligjeve apo ka premtuar diçka më shumë”, u shpreh ajo, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Jo më larg se dje, Emisari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë z. Miroslav Lajçak deklaroi se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta e Kosovës.

Në konferencën e tij, Kryeministri Hoti nuk e përmendi këtë kërkesë të tij. Ne nuk kemi informatë të saktë për këtë kërkesë që u tha nga Beogradi.

Deklarata e Lajçakut nuk është e ndonjërit nga zyrtarët administrativë të BE-së, por e një zyrtari të lartë për bisedimet Kosovë-Serbi dhe për ne, dhe për qytetarët është i rëndësishëm qëndrimi i Kryeministrit në lidhje me këtë çështje.

Hoti duhet ta thotë të vërtetën se a ishte kjo kërkesë e vërtetë, e nëse po cila ishte përgjigja e tij, se asociacioni do të bëhet në pajtim me vendimin e gjykatës kushtetuese si dhe në bazë të ligjeve apo ka premtuar diçka më shumë.

Exit mobile version