0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja Kica Xhelili kërkon sqarim pse nuk u buxhetua Vetingu dhe Byroja

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar sqarim nga Qeveria pse nuk u buxhetua Vetingu dhe Byroja, dhe foli për Linjën e Jetës dhe vetëvrasjet në Kosovë.

Ajo kërkon arsyet pse nuk ka buxhet për to duke thënë se Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi ka theksuar që kryenismat e këtyre objektivave janë Vetingu në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe Byroja.

Deputetja foli edhe për Linjën e Jetës dhe vetëvrasjet në Kosovë, duke thënë se personat që kanë nevojë për ndihmë nuk kanë adresë shtetërore, raporton Indeksonline.

“Projektligjin e analizova, realisht objektivat kryesore në fushën e drejtësisë ndër tjera listohen. Vetingu, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në kuptim të luftimit dhe parandalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi ka theksuar që kryenismat e këtyre objektivave janë Vetingu në sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe Byroja. Unë dëgjova edhe deputetët tjerë që përmendën që për këto projekte nuk ka linjë buxhetore…Vetingu ka qenë pjesa më e zhurmshme. Vetingu dhe Byroja meritojnë që më së paku të kenë transparencë.. Pse nuk ka linjë të veçantë buxhetore, a nuk po besoni që këto ligje do të kalohen këtë vit ose gjatë tërë vitit 2023? Është edhe një objektiv tjetër që flet për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Një buxhetim sikurse bëni për arsim, duhet të bëhet edhe për strehimore e punë sociale. Kosova mbetet ndër vendet e pakta demokratike ku Linja e Jetës financohet vullnetarisht e OJQ inciojnë nisma për shëndetin mendor, për ta përfshirë Linjën e Jetës në buxhet të Qeverisë. Nga data 8 gusht e këtij viti shërben vetëm nga ora 2 e ditës deri në 2 të mbrëmjës. Pikërisht për shkak të vështirësive në buxhet, një person nëse ballafaqohet me emocione të papërballueshme nuk ka adresë shtetërore që ta ndihmojë ta ndalojë këtë tentativë të vetëvrasjes. Nëse nuk më besoni shikoni raportet e vetëvrasjeve sidomos tentativave që po rriten çdo ditë dhe e kuptoni nevojën për alarmim”, tha ajo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img