4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV’së: Serbia, Lajçaku dhe Borelli në një anë, e Kosova e vetme

Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se në kuadër të dialogut janë tri palë të orientuara në një anë – Serbia, Lajçaku e Borrelli – dhe Kosova e vetme.

“Vendosja e padrejtë e masave është veprimi më i gabueshëm që ndërmjetësuesit e procesit e kanë bërë. Kjo duke konfirmuar se në vazhdimësi ka pasur qasje të pabarabartë ndaj Kosovës. Uroj që të hiqen masat dhe këtë e kemi diskutuar edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës evropiane. Nëse këtu kemi palë të interesuara qe të ecin përpara, Serbinë, Lajçakun e Borellin, tri palë të orientuara në një anë, e Kosova e vetme, ndërsa këta do të duhej të ishin palë ndërmjetësuese”, ka thënë ajo në KTV.

Ndërkaq sa i përket kryetarëve në Veri, Kryeziu tha se “s’janë Beogradi që të kërkojnë dorëheqjen” e tyre.

“Neve na thuhet që të dorëhiqen, por ne s’jemi Beogradi që t’iu kërkojmë atyre dorëheqjen. Ne nuk japim urdhra për dorëheqje, ata janë zgjedhur me votë në një proces demokratik. Ata që u dorëhoqën në momentet e fundit kanë qenë të urdhëruar të dorëhiqen”, tha ajo.

Kryeziu-Hyseni i ka kërkuar nga përfaqësuesit e BE’së që t’i tërheqin vërejtjen Vuçiqit që mos ta shantazhojë Kosovën.

“Dialogu duhet të vazhdojë vetëm kur ka qasje të barabartë ndaj palëve dhe s’është i mirëfilltë kur shkon në favor të palës dekonstruktive dhe kur bën shkelje të marrëveshjes, e sanksionohet vihet presion pala tjetër që krahas vështirësive është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img