Site icon PrishtinaPress

Deputetja e VV’së në Berlin bashkë me kolegë nga rajoni, i pranishëm edhe deputeti opozitar serb

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michal Roth, ka mbledhur përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth sfidat e përbashkëta dhe për një proces ambicioz të anëtarësimit të bazuar në demokraci, sundim të ligjit dhe pajtim, shkruan Express.

Deputeti gjerman Roth në këtë takim ka ftuar në Berlin edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Mimi Kodhelin nga Shqipëria e Borko Stefanoviqin nga opozita serbe.

Në takim kanë qenë edhe përfaqësues të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, Arbër Ademi e Dariana Filipoviq.

Politikani gjerman ka thënë se “BE-ja s’do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”./GazetaExpress/

Exit mobile version