6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV-së sqaron ndarjen e parave nga Komuna e Prishtinës: 110 mijë euro janë për operacionin e ardhshëm të Elzës, jo kompensim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, ka reaguar pas vendimit të Komunës së Prishtinës për ndarjen e 110 mijë eurove për motrën e saj, Elza Ujkani, e cila mori lëndime të rënda pas rrëzimit të kulmit nga objekti i komunës së re të Prishtinës.

Sipas Ujkanit publiku është keqinformuar se ato para ishin dëmshpërblim për Elzën dhe familjen e saj, teksa sqaroi se mjetet ishin ndarë për mbulimin e kostos së një operacioni që ajo duhet ta kryejë jashtë vendit.

Ajo tha se për këtë shumë të ndarë është linçuar familja e saj.

“Pas shumë vështirësive, netëve pa gjumë e traumave të njëpasnjëshme që kemi kaluar me shëndetin e motrës sime Elzës, dje u përballëm edhe me linçimin e familjes sonë në mediat sociale. Publiku u keqinformua se familjes sonë i është dhënë dëmshpërblim/kompensim nga Komuna për dëmin që i është bërë Elzës. Për shkak të dëmit të pariparueshëm në pjesën e sipërme të kafkës, Elza duhet t’i nënshtrohet një operacioni plastik jashtë vendit. Kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të mbuluar pjesën e dëmtuar dhe për të parandaluar komplikime të mëtejshme shëndetësore. Pa këtë operacion, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin e saj, që përfshijnë infeksione të mundshme dhe dëmtime të tjera të përhershme. 110.000 eurot janë për këtë operacion. Për operacionin e ardhshëm të Elzës”.

Tutje ajo ka shkruar se asnjë shumë parash nuk mund ta kompensojë dhimbjet që ka përjetuar Elza dhe që ende vazhdon të përballet, derisa u ankua se pat përhapje të urrejtjes.

“Së pari, dua t’ju kujtoj të gjithëve se asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë dhimbjen dhe vuajtjen që Elza ka kaluar dhe ende po kalon. Së dyti, është tronditëse të shohësh se si disa njerëz e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të shpërndarë negativitet dhe urrejtje. Elza është luftëtare, dhe do të vazhdojë të luftoj për shëndetin e saj, edhe përkundër vuajtjeve e vështirësive të mëdha nëpër të cilat ka kaluar. Për në fund, nuk do t’ia dëshiroja askujt në botë atë që i ka ndodhur Elzës, dhe do ta kisha dhënë të gjithë pasurinë e botës sikur do të mund ta ktheja kohën pas”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img