3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV-së kërkon dorëheqje: Prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por s’janë të paprekshëm

Deputetja e Lëvzijes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, të cilin tha se “kisha dashur të mos e mbajë asnjëherë”.

Ajo foli për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë dhe tha se shkarkimet “duhet të shoqërohen edhe me dorëheqjet në institucionet e drejtësisë”.

Kurti tha se prokuroria dhe gjykata janë përgjegjëse për vonesat dhe trajtimin jo të duhur të rasteve të dhunës seksuale.

“Prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të papkrekshëm”, tha ajo.

“Prandaj duhet të japin përgjegjësi për shkak të neglizhencës dhe dështimit në aspektin profesional”.

Tinka Kurti tha se në Kosovë, “krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img