-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV-së: Haki Abazi ishte jobashkëpunues, askush nuk e ka lavdëruar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur rreth përjashtimit të Haki Abazit nga Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pacolli tha se deputeti Haki Abazi ka qenë jobashkëpunues dhe asnjë person që ka bashkëpunuar me të nuk e ka lavdëruar.

“Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit kur ka filluar ky mandat nuk ka gjetur rahati. Sepse është egoja e tij, është person jo bashkëpunues, unë tani në Kosovë nuk kam takuar asnjë person me të cilët edhe ka punuar edhe ka bashkëpunuar, sidomos me organizatat joqeveritare, të cilat e lavdërojnë ose flasin për të se është bashkëpunues. Nuk ka qenë bashkëpunues prej fillimit. Nuk po themi se është bërë i keq”, është shprehur ajo në TV Dukagjini.

Po ashtu ajo ka thënë se si parti e kanë ditur që deputetët janë të ndryshëm dhe sipas saj disa kanë interesa personale e disa kanë interesa që të avancojnë edhe vet si persona politik.

Nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalur deputetja e cila tani është në LDK, Doarsa Kica-Xhelili, dhe më pas edhe deputeti Fatmir Humolli, së fundi dyshes iu ka “bashkangjitur” edhe deputeti Haki Abazi të mërkurën pasi që u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Në lidhje me të larguarit nga partia, deputetja Pacolli tha se ata janë persona të ndryshëm dhe se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët në grupin e tyre parlamentar.

Megjithatë ajo nuk e kupton arsyen e largimit të deputetes aktuale të LDK-së, Kica Xhelili.

“Unë nuk e kuptoj deputeten Doarsa Kica se pse është larguar, sepse ajo nuk ka arsye dhe nuk gjen arsye se pse ka ikur nga Vetëvendosje”, ka thënë tutje ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img