4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e Vetëvendosjes nuk e pranon se partia e saj është e treta pas LDK-së e PDK-së

Për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, sondazhi i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës nuk e ka treguar realitetin e votuesve që ky subjekt polikë do të merrte në ditën e zgjedhjeve.

Pas publikimit të sondazhit nga KDI, ku Vetëvendosje ishte renditur si partia e tretë në vend, prapa PDK-së dhe LDK-së, deputetja Nagavci për Insajderin është shprehur e bindur se VV do të jetë e pozicionuar më lartë.

Ajo ka thënë se VV do të jetë e renditur më mirë se PDK-ja për shkak se siç ka thënë ajo qytetarët do të jenë të revoltuar me keqqeverisjen dhe keqmenaxhimin e pasurive të Kosovës.

“Unë besoj që në ditën e votimeve Vetëvendosje do të jetë shumë mirë në raport me partitë e tjera kjo për faktin se gjendja reali tregon keqqeverisjen e gjithë këtyre viteve, besoj që varësisht prej mostrës së sondazhit dhe për këtë edhe nuk mundem me e komentuar shumë për shkak se nuk e kam analizuar sondazhin që qenka publikuar, po besoj që zgjedhjet kanë me tregu që VV do të jetë në një pozitë shumë më të mirë”.

“Vetëvendosje do të jetë gjithsesi në një pozitë më të mirë se pozita e tretë. Unë besoj që PDK-ja aktualisht po shihet se kjo qeveri me numrin maksimal në pushtet që është duke punuar për interesa të veta partiake”, ka thënë ajo për Insajderin.

Ajo ka thënë se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa është vërtetuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli posedon 14 këshilltarë dhe se paga e tyre është mbi 1 mijë euro. Sipas saj ky keqmenaxhim do të manifestohet me revoltë në votë ndaj kësaj partie.

“Ne sot e kishim mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku u konfirmuar se kryeparlamentari Veseli ka 14 këshilltarë me mbi 1 mijë euro pagë dhe ishte përpjekje e vazhdueshme  që me i shfrytëzuar këto të qenurit në pushtetit për përfitimin e grupeve të interesit dhe për përkrahje partiake, gjë që besoj se gjatë kohës së zgjedhjeve kjo do të manifestohet me revoltë të qytetarëve të keqmenaxhimit të gjithë këtyre partive që janë në pushtet”, tha ajo.

Dorëheqjet nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas Nagavcit nuk kanë ndikuar tek votuesit e kësaj partie. Thotë se me kalimin e kohës është vërtetuar se nuk ka ekzistuar asnjë arsyeje reale qfarë të dorëhequrit kanë prezantuar.

“Besoj që është e qartë që largimi i grupit të deputetëve të Pavarur veç se ka krijuar një situatë e cila nuk do të sjellë kurrfarë përfitimi as për ata dhe as për shoqërinë në përgjithësi, por që mund të ketë reflektuar në një periudhë të shkurt ndaj LVV ndaj të cilës unë besoj se janë tejkaluar dhe qytetarët e kanë të qartë se nuk kanë ekzistuar asnjë arsyeje reale për ndarje dhe besoj se kjo vetëm do ta forcoj besimin ndaj Vetëvendosjes”, ka përfunduar Nagavci.

Sipas sondazhit të publikuar nga KDI-ja, LDK do të ishte partia e parë, e dyta PDK-ja ndërsa e treta VV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img