Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka konfirmuar se Ahmeti ishte në jaht, pavarësisht se kjo është mohuar nga vet Ahmeti.
Ky është shkrimi i plotë i deputetes Haxhiu:
Pas sondazheve të fundit, SHIK-u, assesi nuk po mund të këndellet. Me format e mjetet që dijnë ata, po mundohen ta helmojnë opinionin, pas një fotografie të Shpendit në jaht.
Këta që sot po flasin kundër Shpendit, ku strukeshin javen e shkuar, kur u sulmua fizikisht një aktivist politik, ku ishit dje kur RTK, edhe njëherë keqpërdori taksat tona duke transmetuar drejtpërdrejt konventen e PDK!
Eh sikur të reagonit kështu për keqpërdorimet dhe pasurinë e paligjshme që e kanë krijuar këta kriminelet me kollare dhe për projektet e dëmshme që po tentojnë t’i jetësojnë, jam e bindur që punët do t’i kishim shumë më mirë!