Site icon PrishtinaPress

Deputetja e PDK’së Blerta Deliu që kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale i quan poshtëruese skenat e arrestimeve të djeshme

Edhe pse kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale tani Deputetja e PDK’së Blerta Deliu i quan poshtëruese skenat e arrestimeve të djeshme.

Deliu thotë se Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe se mënyra e arrestimeve të djeshmne ishte poshtëruese.

“Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si shembull. Prandaj, edhe EULEX-i si zbatues i urdhrave të Gjykatës Speciale është i familjarizuar tashmë me këtë fakt. Veprimet e fundit me rastin e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilat krijojnë përshtypjen e një operacioni në një vend armiqësor janë të papranueshme dhe deformuese të realitetit faktik”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Exit mobile version