Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka reaguar pas rrëfimit të publikuar në Nacionale, të futbollistit nga komuniteti ashkali, Belgin Jashari.
Hoxha në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se sulmi ndaj tij është akt qyqar e i shëmtuar.
Ajo ka uruar që Belgini të jetë pjesë e kombëtarës së shpejti.
Postimi i plotë:
I sulmuar fizikisht në fushë vetëm për shkak të përkatsisë.
Futbollisti ashkali Belgini ëndërron të luaj për kombtaren kosovare ndërsa sulmohet e fyhet në fushë futbolli publikisht.
Një akt qyqar e i shëmtuar.
Shqiptarët nuk guxojnë me harru që nuk ka qenë kohë e largët kur na kanë trajtuar si minoritet e si jemi sulmuar ne për shkak të përkatësisë etnike.
Sot, e kemi obligim si mazhorancë, si qytetar e si shtet që pakicave të ju ndihmojmë në integrim në forma të ndryshme.
Uroj ta shohim Belginin në kombëtare së shpejti.
Na fal Belgin!
Por t’i vazhdoje ëndrrën të lutem!